Qyteti bregdetar i Sarandës është përfshirë nga një ndërprerje e energjisë elektrike mbrëmjen e sotme, duke lënë zonën në errësirë që prej orës 21:30.
Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyet e kësaj ndërprerjeje të energjisë, ndërkohë që defekti ka ndodhur në një nga periudhat më kulmore të sezonit turistik në qytet.
Aktualisht, Saranda është tejmbushur me turistë, një situatë që rëndon edhe më shumë vështirësitë për banorët, bizneset dhe pushuesit e shumtë që ndodhen në qytet.

