Një përplasje në një familje në Durrës ka çuar në plagosjen e dy personave këtë pasdite.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen 14, ku një burrë 43-vjeçar, me inicialet Xh. L., dyshohet se pas një debati me gruan e tij, 38-vjeçaren A. L., e ka qëlluar atë në kokë me një thikë.
Gjatë incidentit, edhe 43-vjeçari ka marrë dëmtime.
Të dy janë dërguar menjëherë në spital dhe u është dhënë trajtim mjekësor. Sipas njoftimit të policisë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të konfliktit.

