Një incident ka ndodhur në segmentin rrugor Vlorë-Fier, pranë zonës së Novoselës, ku disa materiale ndërtimi kanë përfunduar në shiritin e qarkullimit. Si rezultat, një nga korsitë është bllokuar përkohësisht.
Gjatë momentit kur materialet ranë në rrugë, drejtuesit e automjeteve që po kalonin atë pjesë reaguan me shpejtësi, duke kryer manovra të menjëhershme për t’i shmangur dhe evituar çdo rrezik të mundshëm.
Fatmirësisht, sipas të dhënave të para, nuk ka persona të lënduar dhe as automjete të dëmtuara nga ngjarja. Autoritetet dhe shërbimet përkatëse pritet të ndërhyjnë për të pastruar plotësisht segmentin dhe për të rivendosur qarkullimin normal të mjeteve.

