Grave në Afganistan iu lejohet të dalin nga shtëpia 1-2 herë në muaj

Publikuar me datë:

Sipas një raporti të UN Women, gjysma e grave afgane largohen nga banesat e tyre vetëm një ose dy herë gjatë muajit, ndërsa kufizimet e vendosura nga talebanët kanë përforcuar izolimin dhe margjinalizimin e tyre nga jeta publike. Afganistani vazhdon të qëndrojë si i vetmi shtet në botë ku vajzave u ndalohet ndjekja e arsimit të mesëm dhe grave iu mohohet arsimi universitar. UNESCO raporton se prej rikthimit të talebanëve në pushtet në vitin 2021, rreth 2.4 milionë vajza e kanë humbur të drejtën për të ndjekur shkollën e mesme.

Mbi 100 dekrete të lëshuara nga autoritetet talebane kanë kufizuar të drejtat themelore të grave dhe vajzave. UN Women thekson se përafërsisht 75% e grave të pyetura shprehin pasiguri për të dalë jashtë pa shoqërinë e një të afërmi mashkull.

Këto kufizime kanë pasur ndikim të ndjeshëm edhe në shëndetin mendor të grave. Sipas raportit, 7 nga 10 gra e përshkruajnë mirëqenien e tyre psikologjike si “të keqe” ose “shumë të keqe”, duke theksuar ndjenjën e izolimit dhe mungesën e perspektivave.

Përveç kësaj, gratë thuajse janë tërësisht të përjashtuara nga puna. Vetëm 7% e grave janë të punësuara, ndërsa kjo shifër arrin në 84% për burrat. Nga ana tjetër, autoritetet talebane hedhin poshtë akuzat për shkelje të të drejtave të grave. Një zëdhënës i Ministrisë për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve deklaroi se gratë afgane gëzojnë të drejtat e tyre dhe se situata po shkon në “drejtim pozitiv”.

UN Women vlerëson se situata në Afganistan përbën krizën më të rëndë të të drejtave të grave në nivel global.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Romë/ Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve, shihni pamjet e frikshme

Një shpërthim i madh ka tronditur një fabrikë municionesh...

Divjakë/ Makina u përplas me shtyllën, humb jetën 82-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Materialet e ndërtimit bien në rrugë pranë Novoselës, bllokohet një korsi në aksin Vlorë-Fier

Një incident ka ndodhur në segmentin rrugor Vlorë-Fier, pranë...

Sarandë/ Kapen disa skafe pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit

Pasditen e së enjtes, Policia Kufitare në Sarandë zbuloi...