Musa Kurtulaj: Vrojtuesit e pyjeve, pse mungojnë në vëmendjen e institucioneve?

Publikuar me datë:

Nga Musa KURTULAJ :

-Ku janë ata në këtë situatë me zjarre…?-

Në situatën e rëndë të krijuar edhe në Shqipëri nga zjarret në pyje, tërheq vëmendjen fakti se pothuajse askush nuk po flet për vrojtuesit e pyjeve. Ndërsa zonat e mbrojtura kanë rojet mjedisore gjatë gjithë vitit, pjesa tjetër e pyjeve, që administrohet nga pushteti vendor, gjatë sezonit të verës deri në muajin tetor duhet të ketë vrojtues pyjesh. Roli i tyre është i qartë: monitorimi i territorit, parandalimi dhe evidentimi i prerjeve të paligjshme, ruajtja nga zjarrvënësit si dhe konstatimi dhe njoftimi në kohë i rasteve të zjarreve.

Në një situatë zjarresh, vrojtuesit e pyjeve e kanë për detyrë të jenë të parët që konstatojnë shenjat e para dhe të japin menjëherë njoftimin, përpara se zjarri të përhapet dhe të dalë jashtë kontrollit.

Në këtë kontekst, pyetja e pashmangëshme është: ku janë vrojtuesit e pyjeve dhe si po e kryejnë detyrën e tyre?

Organet shtetërore përgjegjëse do të bënin mirë të verifikonin në terren nëse vrojtuesit janë realisht të pranishëm në zonat ku duhet të shërbejnë, dhe nëse po përmbushin detyrat për të cilat janë caktuar dhe paguhen.

Po kështu, mbetet serish të bëhet e qartë në këtë rast edhe përgjegjësia e pushtetit vendor: a janë caktuar vrojtuesit e pyjeve për këtë sezon, a janë organizuar siç duhet, a kontrollohet puna e tyre dhe a kryhen rregullisht pagesat?

Nuk është normale që në një situatë kaq kritike të flitet për të gjitha hallkat e zinxhirit të emergjencës civile, ndërsa vrojtuesit e pyjeve pothuajse nuk përmenden fare. Kjo të bën të mendosh se diçka mund të ketë ngecur në këtë drejtim.

Prandaj, para se të kërkojmë vetëm shkaqet e zjarreve dhe përgjegjësit pas dëmit, ia vlen të kontrollohet edhe hallka e parë e parandalimit dhe sinjalizimit: a janë vrojtuesit e pyjeve aty ku duhet të jenë dhe a po bëjnë detyrën për të cilën janë ngarkuar?

Një verifikim i thjeshtë në terren do të mund të jepte shumë përgjigje.Nuk duhet harruar se në parandalimin e zjarreve, minutat e para mund të jenë vendimtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Materialet e ndërtimit bien në rrugë pranë Novoselës, bllokohet një korsi në aksin Vlorë-Fier

Një incident ka ndodhur në segmentin rrugor Vlorë-Fier, pranë...

Sarandë/ Kapen disa skafe pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit

Pasditen e së enjtes, Policia Kufitare në Sarandë zbuloi...

Turqi/ Përfshihet nga flakët anija turistike me 115 persona, pasagjerët hidhen në det

Një anije turistike që transportonte 115 persona u kap...

Grave në Afganistan iu lejohet të dalin nga shtëpia 1-2 herë në muaj

Sipas një raporti të UN Women, gjysma e grave...