Vjedhje, emigracion i paligjshëm e shfrytëzim prostitucioni/ 42-vjeçari ekstradohet drejt Italisë, 33-vjeçari nga Gjermania drejt Shqipërisë

Publikuar me datë:

Specialistët e Interpol Tiranës, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, kanë përmbyllur me sukses ekstradimin e dy individëve të shpallur në kërkim nga drejtësia, në kuadër të dy operacioneve të veçanta të zhvilluara mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë.

Autoritetet shqiptare kanë dorëzuar për në Itali shtetasin 42-vjeçar Armando Valchizan, i cili njihet edhe me emrat Armando Dervishi, Altin Dervishi, Armando Gheorghe dhe Martin Dervishi.

Policia informon se në vitin 2023, Valchizan u dënua nga Gjykata e Pordenones në Itali me një periudhë burgimi prej 5 vitesh e 9 muajsh, për akuzat “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Rasti i dytë përfshin ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë të një shtetasi venezuelian, G. C., i njohur edhe si Y. D., 33 vjeç. Ky person u shpall në kërkim pas vendosjes nga Gjykata e Tiranës, në vitin 2025, të masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij.

Kundër shtetasit nga Venezuela rëndojnë akuzat për “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këto ekstradime u mundësuan falë bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve të Italisë dhe Gjermanisë, si pjesë e procedurave për sjelljen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Materialet e ndërtimit bien në rrugë pranë Novoselës, bllokohet një korsi në aksin Vlorë-Fier

Një incident ka ndodhur në segmentin rrugor Vlorë-Fier, pranë...

Sarandë/ Kapen disa skafe pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit

Pasditen e së enjtes, Policia Kufitare në Sarandë zbuloi...

Turqi/ Përfshihet nga flakët anija turistike me 115 persona, pasagjerët hidhen në det

Një anije turistike që transportonte 115 persona u kap...

Grave në Afganistan iu lejohet të dalin nga shtëpia 1-2 herë në muaj

Sipas një raporti të UN Women, gjysma e grave...