Gjermani/ Gjendet objekt i dyshimtë në shinat e trenit, përhapet alarm

Publikuar me datë:

Policia gjermane shpalli alarm të hënën, pasi në shinat hekurudhore të qytetit Treuchtlingen në Bavari u gjet një objekt i dyshimtë. Sipas njoftimeve zyrtare, pas hetimeve të kryera nga ekipet e specializuara, u konstatua se objekti nuk përmbante eksplozivë.

Si masë paraprake, ndërtesat në afërsi të vendit të ngjarjes u evakuuan dhe zona u izolua nga forcat e rendit, ndërsa qytetarëve iu bë thirrje të shmangnin lëvizjet pranë kësaj pjese. Gjatë operacionit të zhvilluar afër stacionit hekurudhor të qytetit, për inspektimin dhe largimin e objektit u përdorën pajisje të specializuara, përfshirë një robot çminimi.

Kjo ngjarje ndodh në një kohë kur autoritetet gjermane kanë shtuar vigjilencën për rreziqe të mundshme nga dronët. Kujdesi është bërë edhe më i madh pas incidentit të fundit në aeroportin e Leipzigut në Gjermaninë lindore, ku u gjet një dron i dyshuar me eksploziv pranë pistës.

Edhe pse situata e krijuar në Treuchtlingen ngjalli shqetësim, verifikimet përfundimtare treguan se nuk kishte material shpërthyes në objektin e gjetur. Qyteti i Treuchtlingen, që ndodhet në rajonin Frankonia e Mesme të Bavarisë, ka rreth 12 mijë banorë dhe është rreth 150 kilometra larg në veriperëndim të Mynihut. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën dhe karakterin e objektit të dyshimtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Grave në Afganistan iu lejohet të dalin nga shtëpia 1-2 herë në muaj

Sipas një raporti të UN Women, gjysma e grave...

Musa Kurtulaj: Vrojtuesit e pyjeve, pse mungojnë në vëmendjen e institucioneve?

Nga Musa KURTULAJ : -Ku janë ata në këtë situatë me zjarre…?- Në situatën e rëndë të krijuar edhe në Shqipëri nga zjarret në pyje, tërheq vëmendjen fakti se pothuajse askush nuk po flet për vrojtuesit e pyjeve. Ndërsa zonat e mbrojtura kanë rojet mjedisore gjatë gjithë vitit, pjesa tjetër e pyjeve, që administrohet nga […]