Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Vukatanë, në territorin e Bashkisë Shkodër.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pemishte dhe janë përhapur pranë disa banesave, duke krijuar rrezik për zonën përreth.
Në terren janë angazhuar dy automjete të shërbimit zjarrfikës, ndërsa ekipet po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt banesave.

