Rruga e vjetër që rikthehet në jetë: Gjurmët e historisë së Kalasë së Shkodrës

Publikuar me datë:

Kalatë 🏰 si funksion primar kishin atë ushtarak dhe administrativ, ndaj përveç ndërtimit në pika ⛰️ dominuese, ishin të menduara edhe në raport me lagjet🏘 dhe hapësirat jashtë mureve, përmes rrugëve dhe aksesit të kontrolluar drejt tyre.

Për t’u ngjitur në Kalanë e Shkodrës, dikur ndiqej Rruga e Pazarit të Vjetër, e cila lidhej me Mullirin e Danes dhe në një pikë, bashkohej me Rrugën e Asqerëve, në anën lindore të kalasë. Ndërsa në faqen jugore të kodrës ekzistonte edhe një tjetër rrugë, e cila me kalimin e kohës humbi rëndësinë, veçanërisht pas zhvendosjes së komandës nga kalaja, pas vitit 1865. Ajo njihej si Rruga e Varrit, ose Mezar Jolli. Përmes kësaj rruge zbrisnin trupat e të vdekurve, kryesisht ushtarë, për t’u varrosur në lagjen Alibegaj.

📌Ky kalldrëm i Rrugës së Pazarit, i cili pas pastrimit dhe çlirimit nga bimësia do të restaurohet dhe arredohet me sinjalistikën e nevojshme, ndriçimin për natën dhe barriera mbrojtëse për vizitorët që do ti drejtohen Kalasë nga kjo rrugë, vjen si pjesë e ndërhyrjeve të projektit gjithpërfshirës për Rijetëzimin e Kalasë së Shkodrës. Një investim ky i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, financuar nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH).

Një rrugë e vjetër që rikthehet në funksion, nuk është thjesht një rrugë, është një gjurmë e historisë që rilidhet me të tashmen, duke nxjerrë në dritë vlera të harruara, të fshehura ndër vite nga urbanizimi i vrullshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related