Zjarri mbi lagjen Abazaj, pranë zonës së njohur si “Kroi i Madh”, është riaktivizuar, megjithë përpjekjet intensive që prej katër ditësh me ndërhyrje nga toka dhe ajri.
Pavarësisht bindjes së përsëritur se flakët ishin vënë nën kontroll, shtresa e trashë e humusit në këtë territor ka mbajtur të ndezur prushin poshtë sipërfaqes së tokës.
Nën ndikimin e erës, vatrat e fshehura kanë shpërthyer sërish, duke nxitur përhapjen e re të flakëve. Ekipet në terren vijojnë ndërhyrjen për të izoluar dhe shuar zjarrin.

