“Air India”/ Piloti rezulton pozitiv për marijuanë

Publikuar me datë:

Një pilot i kompanisë Air India është përfshirë në një incident ajror që ka marrë një kthesë të re, pasi ka rezultuar pozitiv për marihuanë në testin fillestar të kryer pas ngjarjes. Ngjarja ndodhi gjatë një fluturimi që lidhte Phuket me Delhin, ku avioni humbi papritur afro 300 metra lartësi.

Mediat televizive në Indi kanë raportuar mbi zbulimin e përdorimit të drogës nga piloti, ndërsa hetimet për incidentin që çoi në plagosjen e 17 vetave vijojnë. Nga pasagjerët, 13 u plagosën, së bashku me katër anëtarë të ekuipazhit.

Ngjarja u shënua javën e kaluar, kur një Airbus A320neo që po fluturonte nga Phuket, një destinacion popullor turistik në Tajlandë, drejt Delhit, pësoi një “ndryshim të papritur të lartësisë” mbi shtetin indian Odisha.

Avioni kishte në bord gjithsej 137 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Pavarësisht lëkundjes së fortë, mjeti arriti të bëjë një ulje të sigurt në aeroportin e Delhit.

Sot, drejtori ekzekutiv i Air India, Campbell Wilson, u thirr nga Ministria e Aviacionit Civil të Indisë për të dhënë sqarime në lidhje me incidentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ilir Meta del në krah të protestës së Orikumit: Nuk është aneks i Vlorës

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të protestës...

Pas 17 vitesh Venezuela vendos shërbime konsullore me Izraelin

Qeveria venezueliane deklaroi të martën se ka arritur një...

Edi Rama darkë private me Aleks Soros në Dhërmi

Prej disa ditësh në rrjet qarkullonin aludime se kryeministri...