SHBA/ Gruaja zbulon pas 43 vitesh se gjinekologu ishte babai biologjik i fëmijës së saj dhe 9 të tjerëve

Publikuar me datë:

Një mjek 91-vjeçar është paditur nga një grua 71-vjeçare, e cila e akuzon se në vitin 1982, gjatë një procedure të inseminimit artificial, ka përdorur spermën e tij për të ngjizur djalin e saj pa dijeninë ose miratimin e saj. Për më shumë se 40 vjet, Mary Ellen Lukezick kishte jetuar me bindjen se djali i saj ishte fryt i spermës së një dhuruesi anonim, i përshkruar në atë kohë si një student i ri, i shëndetshëm i mjekësisë.

Ndryshimi i madh ndodhi në dhjetor të vitit 2024, kur Joseph Laedtka Heider, sot i moshës 43 vjeç, kreu një test të ADN-së për prejardhje në platformën Ancestry.com. Rezultatet e testit zbuluan lidhje të qarta gjenetike me familjarë të doktorit Frederick Dettmann dhe, sipas padisë së dorëzuar, provuan se Dettmann është babai biologjik i Josephit.

Testi i njëjtë identifikoi edhe nëntë gjysmë-vëllezër të tjerë, duke hapur rrugë për dyshime se nuk është rasti i vetëm. Sipas dokumentacionit gjyqësor, Lukezick ishte paciente e Dettmann në vitin 1982. Për shkak të vështirësive për të mbetur shtatzënë, mjeku i kishte sugjeruar procedurën e inseminimit artificial. Padia është dorëzuar më 6 gusht, dhe avokatët që mbrojnë nënë e bir thonë se gjatë shqyrtimit të rastit kanë dalë dhe gra të tjera me pretendime shqetësuese ndaj mjekut, disa që shtrihen të paktën që nga vitet 1970.

Frederick Dettmann, i cili aktualisht është në pension, i mohon këto akuza përmes përfaqësuesve të tij ligjorë. Rasti ka sjellë në vëmendje edhe një ngjarje të vitit 1985, kur Dettmann u përball me akuza për sulm gjatë një kontrolli gjinekologjik ndaj një pacienteje. Në atë periudhë nuk u ngritën akuza, duke qenë se autoritetet e cilësuan të vështirë mbledhjen e provave të nevojshme. Hetimi dhe procesi gjyqësor që do të pasojë pritet të zbulojnë detaje të reja mbi mënyrën e kryerjes së inseminimit artificial dhe nëse ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ilir Meta del në krah të protestës së Orikumit: Nuk është aneks i Vlorës

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të protestës...

Pas 17 vitesh Venezuela vendos shërbime konsullore me Izraelin

Qeveria venezueliane deklaroi të martën se ka arritur një...

Edi Rama darkë private me Aleks Soros në Dhërmi

Prej disa ditësh në rrjet qarkullonin aludime se kryeministri...