Ina Zhupa denoncon situatën: Turizmi i boteve dhe shisheve! Saranda e Ksamili pa ujë në kulmin e sezonit turistik

Publikuar me datë:

Në kulmin e sezonit turistik, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar krizën e furnizimit me ujë në Sarandë dhe Ksamil.

Përmes një reagimi publik, Zhupa e cilëson situatën si “turizmi i boteve”, duke theksuar se banorët, bizneset dhe turistët janë detyruar t’u drejtohen bidonëve dhe boteve për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Ajo thekson se, pavarësisht se Saranda është e rrethuar nga burime ujore, ndër vite ka munguar investimi serioz në infrastrukturën e ujësjellësit, duke e kthyer problemin e ujit në një krizë që dëmton imazhin e destinacionit, ekonominë lokale dhe cilësinë e turizmit.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Turizmi i boteve me ujë, Sarandë e Ksamil, 2026!

Kjo është pamja që shikon kudo në kulmin e sezonit: bote uji që kanë pushtuar Sarandën dhe Ksamilin, sepse uji i pijshëm mungon dhe kjo është zgjidhja e vetme që u ka mbetur banorëve, bizneseve dhe turistëve.

Saranda është një qytet i rrethuar nga burime ujore, por as sot nuk arrin të garantojë furnizimin normal me ujë. Sepse ka munguar vullneti për të investuar seriozisht në infrastrukturën e ujësjellësit dhe pse ka qënë premtim i çdo palë zgjedhje lokale dhe qëndrore.

Kjo nuk është vetëm një krizë uji, është krizë turizmi cilësor. Është goditje për imazhin e Sarandës dhe Ksamilit, për ekonominë lokale dhe për qytetarët. Në vend të një destinacioni modern turistik, po ofrojmë turizmin e shisheve, bidonëve dhe boteve të ujit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...