Një incident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë kinemasë në Shkodër, ku një person i moshuar dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një pallati.
Pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur menjëherë policia dhe shërbimet e urgjencës. I moshuari është marrë nga ambulanca dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të saj.

