Dy ngjarje gjatë natës në Lezhë e Laç, shpërthim pranë një banese dhe të shtëna me armë

Publikuar me datë:

Dy incidente janë regjistruar gjatë orëve të natës në qarkun e Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Në Shënkoll, rreth orës 04:00, një sasi e vogël lënde dyshohet se ka shpërthyer pranë portës së banesës së një 73-vjeçari. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, rreth mesnatës, në qytetin e Laçit, një 28-vjeçar ka kallëzuar në polici se, teksa po lëvizte në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Edhe në këtë rast nuk ka pasur të dëmtuar.

Në të dyja ngjarjet, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin e plotë të rasteve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e sakta të dy incidenteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lurë/ Përkeqësohet situata, banorët në rrezik

Zjarri që ka përfshirë zonën e Lurës është përshkallëzuar...

Durrës/ Sekuestrohen në port 120 shishe verë dhe mallra të padeklaruara

Një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara është konstatuar...

Greqi/ Shkrumbohen pyjet në Halkidiki, alarmohen turistët

Zjarri i fuqishëm që shpërtheu të enjten pasdite në...