Zjarr pranë Shkollës Pyjore në Shkodër, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Publikuar me datë:

Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të drekës në afërsi të Shkollës Pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër.

Flakët kanë përfshirë shkurre dhe bar në oborrin e një banese të vjetër, duke krijuar një situatë që ka kërkuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe objekteve përreth.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa priten verifikimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lurë/ Përkeqësohet situata, banorët në rrezik

Zjarri që ka përfshirë zonën e Lurës është përshkallëzuar...

Durrës/ Sekuestrohen në port 120 shishe verë dhe mallra të padeklaruara

Një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara është konstatuar...

Greqi/ Shkrumbohen pyjet në Halkidiki, alarmohen turistët

Zjarri i fuqishëm që shpërtheu të enjten pasdite në...