Një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara është konstatuar në Portin e Durrësit.
Sipas raportimeve, kontrolli është kryer në vijën e dytë të kontrollit të mjeteve të rënda, në një mjet që kishte mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës.
Gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të mjetit u gjetën 20 kuti me nga 6 shishe verë, gjithsej 120 shishe, si dhe 2 kondicionerë të rinj dhe 238 kremra kozmetikë.
Mallrat nuk ishin deklaruar nga drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.
Pas konstatimit të shkeljes, mjeti dhe drejtuesi i tij janë referuar pranë strukturave të DVKM Durrës, për vijimin e procedurave të mëtejshme sipas ligjit.

