Kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII, banorët e Mirakës ngrihen në protestë

Publikuar me datë:

Banorët e Mirakës në Librazhd kanë protestuar këtë të hënë kundër mënyrës së organizimit të punimeve për zgjerimin e Koridorit VIII, duke ngritur shqetësimin se ndërhyrjet në rrugë u kanë vështirësuar ndjeshëm aksesin drejt fshatit. Sipas banorëve, situata prek jo vetëm Mirakën, por edhe disa fshatra të tjerë të zonës. Ata pretendojnë se 7 fshatra të Bashkisë Librazhd dhe 2 fshatra të Bashkisë Elbasan kanë mbetur me akses vetëm në drejtimin e lëvizjes Elbasan–Librazhd, ndërsa lëvizja në kahun e kundërt bllokohet.

Protestuesit thonë se problemi është bërë edhe më i rëndë pas ndërprerjes së linjave të transportit ndërqytetas. Sipas tyre, banorët që nuk disponojnë automjete private e kanë praktikisht të pamundur të lëvizin drejt qyteteve apo të kthehen në banesat e tyre. “Për ne kjo është një situatë e papërballueshme. Jo të gjithë kanë automjete dhe transporti publik është i domosdoshëm për banorët e fshatrave”, shprehen banorët, të cilët kërkojnë një zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme.

Protesta vjen në një kohë kur punimet për zgjerimin dhe ndërtimin e segmentit të Koridorit VIII vijojnë në këtë zonë, ndërsa ndërhyrjet infrastrukturore kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e qarkullimit.

Pas kërkesës së banorëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) është shprehur se do të shqyrtojë mundësinë e një zgjidhjeje teknike për problematikën e aksesit. Sipas ARRSH-së, zgjidhja do të vlerësohet në bazë të kushteve të terrenit dhe parametrave të sigurisë rrugore. Banorët, megjithatë, kërkojnë që shqyrtimi të mos mbetet vetëm në nivel teknik, por të pasohet sa më shpejt nga një ndërhyrje konkrete që garanton aksesin e tyre në rrugë dhe rikthen mundësinë e transportit për komunitetin.

Për banorët e Mirakës dhe fshatrave përreth, zhvillimi i Koridorit VIII shihet si një projekt i rëndësishëm për zonën, por ata kërkojnë që përmirësimi i infrastrukturës të mos shoqërohet me izolimin e komuniteteve që jetojnë përgjatë aksit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

1800 banorë evakuohen për shkak të zjarreve të fuqishme në Gjermani

Rreth 1 800 persona janë detyruar të largohen nga...

Serbia arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç,...

Zjarret/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në...