Ministrat Nufi dhe Lamallari: Po kryhet ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve në Krujë

Publikuar me datë:

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe Besfort Lamallari kanë shkuar sot në Krujë për të monitoruar nga afër situatën emergjente të shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë prej pasdites zonën e Abazës.

Ermal Nufi njoftoi se dyshimet janë që zjarri është nxitur nga ndërhyrja e qëllimshme e njerëzve, ndërsa theksoi se operacioni për shuarjen e tij po organizohet në mënyrë të bashkërenduar si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

“Në zonën e Abazës në Krujë, bashkë me kolegun Besfort Lamallari, Drejtorin e AKMC dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikësve duke ndjekur nga afër situatën e zjarrit të shkaktuar fatkeqësisht nga dora e njeriut.

Që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore”.

Ministri u shpreh gjithashtu falënderues ndaj pilotëve të Forcës Ajrore dhe zjarrfikësve që po përpiqen të izolojnë vatrat e zjarrit dhe të mbrojnë shtëpitë e rrezikuara nga flakët.

“Shumë mirënjohje dhe respekt për pilotët e forcës ajrore dhe efektivët MZSH Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave të rrezikuara.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të zjarrit”, shkruan Nufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]