Mallakastër/ Flakët rrezikojnë banesat, policia evakuon disa familje në Koilac

Publikuar me datë:

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Mallakastrës, duke rrezikuar banesat në fshatin Koilac ndërsa flakët janë përhapur me ritme të shpejta. Për shkak të situatës së përkeqësuar, Policia ka ndërhyrë për të evakuuar disa familje që ndodheshin në një zonë të kërcënuar nga zjarri. Në operacion janë angazhuar forcat e Komisariatit të Policisë Mallakastër, shërbimet e Policisë Fier, zjarrfikësit, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile si dhe ekipe të tjera mbështetëse për menaxhimin e emergjencës.

Era e fuqishme po e përkeqëson situatën, duke i shtyrë flakët drejt zonave të banuara. Deri tani, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në terrenet me bimësi, ndërsa rreziku për shtëpitë dhe pronat në zonë mbetet i lartë. Flakët vazhdojnë të përhapen në drejtimet e Hekalit, Panahorit, Ribanit dhe Ngraçanit, ndërkohë që operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrave është ende në zhvillim.

Policia po vijon të qëndrojë në terren duke siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe duke kryer evakuimet sipas nevojës, në bashkëpunim me të gjitha strukturat përgjegjëse të emergjencave. Në të njëjtën kohë, grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria ka nisur hetimet për të përcaktuar arsyet e shpërthimit të zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat. Po kryhen verifikime edhe për mundësinë që zjarri të jetë pasojë e veprimeve të paligjshme.

Policia i bën thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve për djegien e mbetjeve bimore apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e pakontrolluar mund të sjellë rreziqe serioze për jetën, pronën dhe mjedisin. Autoritetet iu kërkojnë banorëve që të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrvënieve ose shkeljeve të ligjit në numrin 112.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Greqi/ 4-vjeçari mbytet në pishinë

Ishulli grek i Parosit është përfshirë nga një tragjedi,...

Tajlandë/ Të shtëna në shkollë, 9 viktima

Numri i të vdekurve nga të shtënat që ndodhën...

“Konflikti ishte i mbartur, ishim në dijeni”, Policia zbardh vrasjen, 3 të shoqëruar

Drejtuesi i Hetimit të Krimeve, Sejfulla Metko, ka zbuluar...