Zjarri gjatë natës në Gjirin e Lalzit, flakët janë përhapur edhe në zonat pyjore, ndërhyrje nga ajri me helikopter

Publikuar me datë:

Rreth 95 forca zjarrfikëse dhe të këmbësorisë, të mbështetura nga 11 mjete, kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit, dhe për parandalimin e përhapjes së flakëve.

Si pasojë e ndërhyrjes së forcave në terren, nuk raportohet për dëmtime në hotele, resorte apo banesa në zonë.

Zjarri vijon në një zonë pyjore dhe kodrinore, ku terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye, në operacion është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri për shuarjen e vatrave aktive.

Forcat zjarrfikëse, ekipet e këmbësorisë dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën në terren për neutralizimin e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shiste lëndë narkotike/ “Rrethohet” nga dy automjete, momenti kur kapet 26-vjeçari në Lezhë

Kurbin – Finalizohet operacioni i koduar “Target 4”. Në...

Këmbimi valutor 23 shtator, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Moti: Kthjellime në të gjithë vendin, erë e fortë në…

Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...