“Swim to Freedom 2026”, aktiviteti që sjell në kujtesë arratisjet drejt lirisë

Publikuar me datë:

Velipoja u bë edhe këtë vit pjesë e aktivitetit sportiv “Swim to Freedom 2026”, tashmë një traditë që ndërthur sportin me kujtesën historike.

Aktiviteti nisi nga qendra e Velipojës dhe vijoi në drejtim të derdhjes së Bunës, në një distancë prej rreth 4 kilometrash. Përmes notit, eventi sjell në vëmendje historitë e djemve dhe vajzave që gjatë diktaturës komuniste tentuan të largoheshin nga Shqipëria duke sfiduar rrezikun dhe duke kërkuar lirinë.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike dhe një prej organizatorëve, Kliti Hoti. Në fjalën e tij, Hoti u ndal te emigrimi i të rinjve, duke e lidhur realitetin e sotëm me historitë e atyre që dikur tentonin të arratiseshin përmes detit. Sipas tij, edhe sot shumë të rinj po largohen nga vendi, por këtë herë rruga e emigrimit kalon përmes avionëve.

Edhe deputetja e PD-së, Greta Bardeli, e cilësoi largimin e të rinjve gjatë regjimit komunist si një formë rebelimi ndaj sistemit.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe Gjek Beqi, një prej personave që dikur tentoi të arratisej me not nga Velipoja. Duke kujtuar atë periudhë, ai tha se brezi i tij kishte sakrifikuar për lirinë.

“Swim to Freedom” synon të mbajë gjallë kujtesën për historitë e atyre që rrezikuan gjithçka në kërkim të lirisë, duke i përcjellë ato te brezat e rinj përmes një aktiviteti sportiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related