Do trafikonin 28 afrikanë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, 2 në pranga në Maliq!

Publikuar me datë:

DVKM Korçë/Operacionet kundër ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, vazhdojnë me intensitet në drejtim të emigrantëve nga vendet e treta.

Policia Kufitare ka çuar në përfundim me sukses operacionin e koduar “Route”.

Në këtë aksion janë arrestuar 2 shtetas, të ndaluar në flagrancë nga Policia Kufitare, teksa po ndihmonin transportimin përmes mjeteve të ndryshme drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, të 28 shtetasve afrikanë, të cilët tentonin të kalonin në mënyrë të jashtëligjshme kufirin për në Malin e Zi.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan një automjet, 6500 euro dhe 3 aparate celularë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Korçë, në zbatim të kontrolleve të shtuara për të frenuar dhe ndëshkuar aktivitetet ilegale të ndihmës ndaj emigrantëve për kalime të paligjshme të kufirit dhe bazuar në të dhënat e mbledhura në rrugë operative, organizoi dhe realizoi operacionin me emrin “Route”.

Si rezultat, në pranga ranë shtetasi J. M., i njohur edhe si D. M., 42 vjeç, banues në Korçë, si dhe shtetasi E. D., 31 vjeç, me banim në fshatin Belorta të Maliqit.

Verifikimet zbuluan se ndaj E. D. ishte vendosur masa “Arrest në shtëpi”.

Këta persona u kapën në flagrancë nga Policia Kufitare në fshatin Plasë, Maliq, ku kishin mbledhur afërsisht 28 shtetas sudanezë. Këta të fundit transportoheshin me grupe prej 7-8 vetësh me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë, në tentativë për të kaluar ilegalisht në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale të rastit iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related