Tentativë vrasjeje në burgun e Fierit, sulmohet me thikë Denis Brajoviç

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në burgun e Fierit, ku Denis Brajoviç është sulmuar me thikë brenda qelisë së tij dhe ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, Brajoviçi është goditur me thikë në dorë nga një tjetër i burgosur, i identifikuar si Jurgen Zotaj.

Mësohet se mes dy personave nuk ka pasur më herët ndonjë raport apo njohje të mëparshme, çka e bën edhe më të paqartë motivin e sulmit.

Nga detajet e para të ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një tentativë vrasjeje brenda burgut.

Pas përplasjes, të dy personat, Denis Brajoviç dhe Jurgen Zotaj, kanë mbetur të plagosur, pasi Zotaj ka tentuar ta sulmojë me thikë në trup, po pas sulmit Brajoviç ka tentuar të vetëmbrohet, duke u plagosur në dorë.

Shërbimet e burgut kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.

Një nga pistat që po hetohet është edhe ajo se sulmi ndaj Brajoviçit mund të jetë porositur nga jashtë burgut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]