Shkodra në ritmet e “Dua Fest”, nata e parë sjell artistë të njohur dhe mesazhe ndërgjegjësuese

Publikuar me datë:

Nata hapëse e “Dua Fest” u mbush me energji, muzikë dhe atmosferë të gjallë, duke u zhvilluar në sfondin e Kalasë së Rozafës, pranë brigjeve të Drinit dhe Bunës. Artistë të njohur të muzikës shqiptare, përfshirë Lyrical Son, MC Kresha, Kida, Sardi Strugaj dhe David Dreshaj, performuan disa nga hitet e tyre, duke sjellë ritëm e argëtim për publikun e mbledhur.

Megjithatë, mbrëmja nuk iu dedikua vetëm muzikës dhe festës. Në këtë edicion, “Dua Fest” vendosi gjithashtu theksin te mesazhet ndërgjegjësuese, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kujdesit, mbrojtjes dhe dashurisë ndaj kafshëve endacake.

Kjo është hera e dytë radhazi që “Dua Fest” organizohet në Shkodër, duke bashkuar tingujt muzikorë me tematika sociale. Festa do të vazhdojë edhe në natën tjetër, kur pritet që në skenë të ngjiten emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bilanci/ Makina deri në 230 km/h- Policia e Shtetit: 1,100 shoferë të ndëshkuar në vetëm një javë

Kreu i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar rëndësinë jetike të disiplinës në rrugë: “Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar më shumë.” Pasi u evidentuan një sërë shkeljesh të kapura nga mjetet inteligjente, të cilat përbëjnë rrezik të madh […]

Tentativë vrasjeje në burgun e Fierit, sulmohet me thikë Denis Brajoviç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në burgun e Fierit, ku Denis Brajoviç është sulmuar me thikë brenda qelisë së tij dhe ka mbetur i plagosur. Sipas të dhënave paraprake, Brajoviçi është goditur me thikë në dorë nga një tjetër i burgosur, i identifikuar si Jurgen Zotaj. Mësohet se mes dy personave […]