Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 mln € për një qendër bosh

Publikuar me datë:

Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali dhe Europë, ndërsa sipas gazetës spanjolle El País, struktura mbetet pothuajse bosh dhe përballet me pengesa ligjore që kanë bllokuar funksionimin e saj të plotë.

Projekti ishte një nga nismat kryesore të qeverisë së kryeministres italiane Giorgia Meloni për të menaxhuar emigracionin jashtë territorit italian. Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë parashikonte që emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane të dërgoheshin në Shqipëri, ku do të kryheshin procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe kthimin e atyre që nuk do të përfitonin mbrojtje.

Megjithatë, sipas medias së huaj, zbatimi i këtij modeli është përballur me probleme të shumta ligjore. Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian po shqyrton çështje që lidhen me ligjshmërinë e këtij mekanizmi, përfshirë pyetjet nëse procedurat e azilit dhe ndalimi i emigrantëve mund të kryhen jashtë territorit të BE-së.

Një tjetër pikë e ngritur nga El País është kostoja e lartë e këtij projekti. Sipas të dhënave të përmendura nga gazeta, mirëmbajtja e qendrës arrin rreth 138 milionë euro në vit, ndërsa numri i personave të akomoduar ka qenë shumë më i ulët nga kapaciteti i parashikuar.

Qendra në Gjadër ishte projektuar për të menaxhuar deri në mijëra persona, por gjatë periudhës së funksionimit ka pasur një numër shumë të kufizuar emigrantësh. Kjo ka sjellë kritika nga opozita italiane, e cila e ka cilësuar projektin si një investim me kosto të lartë dhe rezultate të pakta.

Nga ana tjetër, qeveria e Giorgia Melonit ka mbrojtur marrëveshjen me Shqipërinë, duke argumentuar se ajo përfaqëson një model të ri për kontrollin e flukseve migratore dhe se mund të shërbejë si shembull edhe për vende të tjera evropiane edhe pse dukshëm deri tani, pakti Rama-Meloni rezulton një dështim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indi/ Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet

Përmbytjet e rënda si pasojë e reshjeve musonike në...

Lezhë/ Dëmtohet shtylla e tensionit të mesëm, ndërpritet energjia në Tale

Një defekt në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërprerjen e...

Sozia e Jolie zbulon fytyrën e vërtetë, tregon si krijoi imazhin që tronditi internetin

Sahar Tabar, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin...

Aksident në Korçë, makina përplas 82-vjeçaren

Një aksident automobilistik ndodhi në lagjen nr. 10 të Korçës, ku një grua 82-vjeçare u përplas nga një makinë teksa po tentonte të kalonte rrugën. Informacionet fillestare tregojnë se e moshuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin e përplasjes. Menjëherë pas incidentit, drejtuesi i automjetit e dërgoi atë në Spitalin […]