Policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në zonën e Bërxullës në Tiranë, në kuadër të hetimit për vrasjen e Edmond Sulës, ngjarje e ndodhur më 12 korrik të këtij viti në derën e shtëpisë në Vorë.
Disa persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.
Pista kryesore ku po përqendrohen hetuesit lidhet me një konflikt të mundshëm pronësie mes viktimës Edmond Sula dhe personave të shoqëruar.
Vrasja ndodhi më 12 korrik 2026. Dyshimet janë se ekzekutimi i 50-vjeçarit dyshohet të jetë bërë nga vrasës me pagesë, të cilët kanë qëlluar me snajper nga një largësi e konsiderueshme.
Edmond Sula, në momentin e vrasjes, shoqërohej nga një person, i cili nuk ka dëgjuar të shtëna, por vetëm ka parë mikun e tij të bjerë në tokë pasi u qëllua. Edmond Sula njihej në zonë si agjent imobiliar dhe njeri me influenca politike. Viktima dyshohet se u ekzekutua me snajper.

