Zjarr pranë shkollës në Durrës, digjen kazanët e plehrave dhe 3 automjete

Publikuar me datë:

Një zjarr ka përfshirë orët e para të mëngjesit zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, ku janë djegur disa kazanë mbeturinash dhe tre automjete të parkuara aty pranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht te kazanët e plehrave dhe më pas janë përhapur te mjetet e parkuara. Njëri prej automjeteve ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke neutralizuar zjarrin. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related