Shiste kokainë në Rugeley, shqiptari dënohet me tre vite burg

Publikuar me datë:

Një trafikant kokaine është dënuar me tre vite burg pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në qytetin Rugeley, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ervin Billa, 23 vjeç, pa adresë fikse banimi, u ndalua nga oficerët e policisë në parkingun e një lokali Wetherspoons në tetor të vitit 2024.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti 15 doza të veçanta kokaine, një telefon celular dhe një pasaportë rumune në emër të një personi tjetër.

Billa u arrestua dhe u akuzua për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje, posedim të dokumenteve të identitetit me qëllim përdorimi të paligjshëm, hyrje të qëllimshme në Mbretërinë e Bashkuar në kundërshtim me një urdhër deportimi, drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe pa siguracion ndaj palëve të treta.

Ai pranoi fajësinë për të gjitha akuzat në një seancë të mëparshme gjyqësore dhe u dënua në Gjykatën e Kurorës në Stafford më 28 janar.

Policia britanike deklaroi se do të vijojë goditjen e personave që kryejnë vepra penale me rrezikshmëri të lartë në komunitet, përfshirë rrjetet e krimit të organizuar, trafikimin e drogës, shfrytëzimin kriminal dhe dhunën e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related