Prishtinë/ Alarm për bombë në stacionin e autobusëve, policia rrethon zonën

Publikuar me datë:

Pasditen e së enjtes, një alarm për një objekt të dyshuar si mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës mobilizoi forcat e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se autoritetet janë informuar rreth orës 16:30 dhe kanë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Pllana theksoi se njësitet përkatëse janë të pranishme në vendin e ngjarjes, ku vijojnë të verifikojnë dhe të analizojnë informacionet e pranuara.

Zona përreth është izoluar nga policia, ndërsa pritet që pas përfundimit të kontrolleve dhe vlerësimit të situatës të jepen njoftime të tjera zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr pranë shkollës në Durrës, digjen kazanët e plehrave dhe 3 automjete

Një zjarr ka përfshirë orët e para të mëngjesit...

Atentati ndaj Edmond Sulës/ Policia kontrolle në disa banesa, ka dhe të shoqëruar

Policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në zonën...

Shiste kokainë në Rugeley, shqiptari dënohet me tre vite burg

Një trafikant kokaine është dënuar me tre vite burg...