Dita e gjashtë e protestës në Divjakë/ Banorët nuk tërhiqen nga kundërshtimi për reformën territoriale. Socialistët djegin teserat e PS

Publikuar me datë:

Banorët e Divjakës kanë zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës natën e gjashtë radhazi të protestës kundër projektit të reformës territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnje.
Të mbledhur në qendër të qytetit, protestuesit shprehën edhe një herë kundërshtinë e tyre ndaj këtij projekti, duke theksuar se janë të vendosur të vazhdojnë protestat deri në anulimin e tij.

Gjatë fjalimeve të mbajtura, banorët u bënë thirrje deputetëve të zgjedhur me votat e qytetarëve të Divjakës, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, që të mbështesin kërkesën e tyre dhe të mbajnë qëndrim publik në mbrojtje të interesave të komunitetit.
Protestuesit deklaruan se nuk do të ndalin tubimet derisa qeveria të tërhiqet nga projekti për bashkimin e Divjakës me Lushnjen.

Po ashtu ata kanë djegur edhe teserat e PS si shenjë revolte, duke iu bashkuar kështu socialistëve të bashkive të tjera që e kanë ndërmarrë këtë veprim.

Në përfundim të protestës, banorët vijuan ritualin e përnatshëm, duke marshuar nëpër rrugët e qytetit, si shenjë e vendosmërisë për të vazhduar kundërshtimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...