Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump

Publikuar me datë:

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, duke i hapur rrugën emërimit të tij zyrtar në Tiranë.

Kandidatura e Wendt u votua në seancën plenare të Senatit me 50 vota pro dhe 44 kundër, pas mbështetjes së marrë më herët në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Pas miratimit nga Senati, procedura pritet të përmbyllet me nënshkrimin e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili është hapi i fundit për formalizimin e emërimit të tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Pas përfundimit të procedurave, Wendt pritet të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të nisë zyrtarisht detyrën pas dorëzimit të letrave kredenciale te Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Eric Wendt do të jetë pasuesi i ambasadores Yuri Kim, e cila përfundoi mandatin e saj në Shqipëri në vitin 2023. Që prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Tiranë është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa procesi për emërimin e një ambasadori të ri u zgjat për shkak të procedurave të konfirmimit në Senat.

Kush është Eric P. Wendt?

Eric P. Wendt është një ish-oficer i lartë i ushtrisë amerikane, me mbi tre dekada shërbim ushtarak, pjesën më të madhe të karrierës së tij në forcat speciale amerikane “Green Beret”.

Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur role të rëndësishme në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka qenë koordinator i sigurisë së SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez gjatë viteve 2017–2019, si dhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të Shteteve të Bashkuara.

Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe ka përfunduar studime pasuniversitare në sigurinë kombëtare në Naval Postgraduate School. Wendt flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten.

Ky nuk është propozimi i parë i tij për një post ambasadorial. Gjatë mandatit të parë të Donald Trump, Wendt ishte propozuar për ambasador në Katar, por kandidatura e tij nuk u finalizua nga Senati amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bilanci/ Makina deri në 230 km/h- Policia e Shtetit: 1,100 shoferë të ndëshkuar në vetëm një javë

Kreu i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar rëndësinë jetike të disiplinës në rrugë: “Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar më shumë.” Pasi u evidentuan një sërë shkeljesh të kapura nga mjetet inteligjente, të cilat përbëjnë rrezik të madh […]

Tentativë vrasjeje në burgun e Fierit, sulmohet me thikë Denis Brajoviç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në burgun e Fierit, ku Denis Brajoviç është sulmuar me thikë brenda qelisë së tij dhe ka mbetur i plagosur. Sipas të dhënave paraprake, Brajoviçi është goditur me thikë në dorë nga një tjetër i burgosur, i identifikuar si Jurgen Zotaj. Mësohet se mes dy personave […]