Zjarret në Mallakastër vijojnë të jenë aktivë/ Ndërhyjra e pamundur si shkak i terrenit të vështirë, kërkohen dy helikopterë

Publikuar me datë:

Situata e zjarreve në disa fshatra të Bashkisë Mallakastër mbetet alarmante, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në disa drejtime, të favorizuara nga terreni i vështirë dhe masivet e dendura pyjore.
Sipas të dhënave të autoriteteve, vatra më problematike ndodhet në zonën e Panahorit, ku zjarri vazhdon me intensitet të lartë dhe po përhapet në drejtim të fshatrave Panahor dhe Çyçen, ndërsa ekziston rreziku që flakët të avancojnë edhe drejt fshatit Cfir.

Ndërkohë, mbi fshatin Ngracan, zjarri vijon me intensitet më të ulët, por mbetet aktiv dhe po lëviz në drejtim të zonës së banuar. Aktiv mbetet edhe zjarri në fshatin Rriban, ku flakët kanë përfshirë pjesën e brendshme të pyllit me pisha.

Një tjetër vatër me përmasa të mëdha vijon të përhapet drejt masivit pyjor të Ndrenies dhe Vloshtit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të reja pyjore.

Në terren janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, 30 punonjës të forcave bashkiake dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.
Megjithatë, për shkak të terrenit të vështirë, përmasave të mëdha të zjarrit dhe rrezikut të shtuar nga temperaturat e larta gjatë mesditës, autoritetet kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri me të paktën dy helikopterë, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...