SHBA/ Shmangu trafikun dhe shkoi për pazar me helikopter, 69-vjeçari habit banorët

Publikuar me datë:

Një banor 69-vjeçar i Wisconsin, SHBA, zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të shkuar për blerje: në vend të makinës, ai mbërriti në dyqan me helikopterin e tij personal.

Incidenti ndodhi të shtunën në orën 18:00, pranë supermarketit Cabela’s në qytetin Richfield. Policia shkoi aty pas një telefonate të një qytetari, i cili raportoi prezencën e një helikopteri në parkingun e dyqanit.

Zyra e Sherifit të Qarkut Washington bëri të ditur se piloti, me banim në Rosendale, shpjegoi se kishte zgjedhur të udhëtonte me ajër drejt dyqanit, pasi rruga me mjet tokësor ishte “shumë e gjatë”.

Rosendale ndodhet rreth 50 milje larg Richfield, një distancë që zakonisht mund të përshkohet me makinë për rreth një orë.

Autoritetet bënë të ditur se 69-vjeçari nuk u penalizua, pasi posedonte një licencë të vlefshme piloti, uli helikopterin në mënyrë të sigurt dhe respektoi protokollet e Administratës Federale të Aviacionit (FAA).

“Mënyrë origjinale” e quajti Zyra e Sherifit në një postim në rrjetet sociale këtë lloj pazari, duke shtuar me humor se piloti shmangu edhe trafikun, edhe semaforët pranë dyqanit.

Ngjarja u prit me kureshtje dhe habi nga banorët vendas, të cilët rrallë shohin një helikopter të ulet në parkingun e një dyqani për të bërë pazarin e përditshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Itali/ Dhunohet barbarisht shqiptari, shkon me brinjë të thyera në spital

Një 39-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut është...

Portugali/ Sekuestrohen 5 tonë kokainë, arrestohen tre shtetas të huaj

Një sasi prej pesë tonësh kokainë është kapur nga...