Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pasditen e kësaj të mërkure në një parcelë me ullinj, vetëm 100 metra larg nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh.
Flakët shkrumbuan një zonë të mbjellë me ullinj, ndërkohë që re të dendura tymi mbuluan pjesë të gjera të rajonit. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ekipet e tjera përgjegjëse, të cilat u përfshinë në operacion me angazhim të plotë.
Pas orësh pune të lodhshme, ekipet arritën të izolonin vatrën dhe të shuanin plotësisht zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt zonave të tjera të mbjella.
Shkaku i shpërthimit të zjarrit nuk është zbardhur ende dhe autoritetet kanë paralajmëruar fillimin e hetimeve për të përcaktuar origjinën e tij.

