300 mln dollarë hua – DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë: Do të forcojë mbrojtjen evropiane

Publikuar me datë:

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar përmes një njoftimi zyrtar ratiifkimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ndaj Shqipërisë për investimet në mbrojtje.

Në njoftimin e DASH thuhet se kjo hua do të mbështesë Shqipërinë për përmbushjen e shpenzimit të 5% të PBB për mbrojtjen deri në 2035.

“Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të Financimit Ushtarak të Huaj (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së angazhimit të Mbrojtjes të Hagës, që parashikon shpenzimin e 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035.

Huaja FMF do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke mbështetur blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë amerikane dhe do të forcojë aftësinë e Evropës për të udhëhequr vetë në fushën e mbrojtjes.

Si aleat i NATO-s, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë edhe si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump”, thotë njoftimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Oli Pero: 40 kallëzime penale për abuzimin ndaj kafshëve, por hetimet ende pa rezultat

Mbi 40 kallëzime penale janë depozituar gjatë tre viteve...

Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

Nga Ben BlushiUnë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke...

Vodhi çantën e Igli Tares, policia arreston autorin

Ish-drejtori sportiv Igli Tare është përballur me një incident...

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...