Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet 57-vjeçari! I plagosuri transportohet drejt Tiranës

Publikuar me datë:

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin tragjik  e ndodhur pak më parë në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15 të qytetit, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., 57 vjeç, ka përplasur tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeçare.

Fatkeqësisht, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related