Forcat “Shqiponja” mbërthejnë makinat e luksit: Kontrolle për drogë e armë, drejtuesit me precedentë penal

Publikuar me datë:

Kontrolle të intensifikuara janë zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku Forca e Posaçme Operacionale, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer verifikime ndaj automjeteve dhe personave me qëllim evidentimin e shkeljeve të ndryshme.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë fokusuar te automjetet luksoze, mjetet e blinduara, makinat me xhama të errësuar përtej normave të lejuara, si dhe te personat me precedentë penalë apo të dyshuar për mbajtje të paligjshme të armëve dhe lëndëve narkotike.

Gjatë aksionit janë kontrolluar 61 automjete luksoze dhe janë verifikuar 82 persona me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme. Ndërkohë, 11 automjeteve u janë hequr xhamat e errësuar, ndërsa në total janë konstatuar dhe larguar 61 xhama të errësuar që, sipas policisë, ishin në kundërshtim me rregullat e Kodit Rrugor, përfshirë edhe raste në xhamin e përparmë.

Pesë automjete janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për kontrolle dhe verifikime të mëtejshme, mes tyre edhe një automjet i blinduar.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar edhe gjashtë shtetas, pasi dyshohet se u janë gjetur lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli dhe mjete metalike, ndërsa një drejtues automjeti është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Megjithatë, deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi identitetin e personave të shoqëruar, sasinë apo llojin e lëndëve të dyshuara narkotike, si dhe nëse ndaj tyre do të ketë masa të mëtejshme ligjore.

Kontrollet vijnë në një kohë kur policia ka shtuar prezencën në terren ndaj automjeteve të shtrenjta dhe personave të dyshuar me qëllim parandalimin e veprimtarisë kriminale, ndërsa mbetet për t’u parë rezultati konkret i procedurave të nisura pas këtyre verifikimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zonat e mbrojtura në fokus, aktivistja shkodrane dhe 50 organizata i drejtohen Komisionit Europian

Aktivistja shkodrane me aktivitet në Bruksel, Mirza Bala, ka...

Bulqizë/ Aksident i rëndë në një minierë, materiali i kromit zë poshtë minatorin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00 në Tërnovë e Madhe, në bashkinë Bulqizë, ku një minator dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë procesit të punës. Sipas informacionit paraprak,  40 vjeçari, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se është mbuluar nga materiali i kromit pas […]

Beqaj reagon për herë të parë pasi doli nga burgu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë...

Zjarr i madh ne Lezhe, rrezikohen banesat

"Një zjarr i madh ra pak minuta më...