Bie zjarr te Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

Publikuar me datë:

Një zjarr shpërtheu pasditen e së premtes në një nga zonat kryesore të Tiranës, pranë Xhamisë së Namazgjasë, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe kalimtarëve të asaj zone.

Sipas të dhënave të para, zjarri ka përfshirë një segment të parkimit nëntokësor të xhamisë. Nuk raportohet për të lënduar deri në këtë moment, ndërkohë që informacioni mbi dëmet materiale ende mungon.

Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, si dhe për të ndaluar përhapjen e zjarrit në zonat përreth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lituania hap rrugën për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar fazën fillestare të procesit...

Pukë/ Mbeturinat përfundojnë pranë kishës, banori apel për ndërgjegjësim

Një tjetër shqetësim për ndotjen e mjedisit vjen nga...