Koçeku i përgjigjet Braçes: “Nuk i kam dokumentet e bujtinës, por përgjegjësia është e shtetit”

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Erion Braçe për bujtinën e saj në zonën e Lumit të Shalës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku pranon se objekti nuk është i pajisur me dokumentacionin përkatës, por thekson se kjo situatë është pasojë e mungesës së zgjidhjeve nga institucionet dhe jo e mungesës së dëshirës së banorëve për t’u formalizuar.

“Po, nuk i kam dokumentet. Por a është kjo sepse banorët nuk kanë dashur t’i bëjnë, apo sepse shteti ka dështuar të krijojë mundësinë për t’i pajisur me to?”, shkruan ajo.

Në reagimin e saj, Koçeku i kujton Braçes angazhimin e gjatë në politikë dhe kërkon që vëmendja të përqendrohet te përgjegjësia e institucioneve për problemet e pazgjidhura të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në vendngjarje forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka shpërthyer në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, sipas një njoftimi të bërë nga Drejtoresha e këtij parku. Menjëherë pas marrjes së informacionit për situatën, ekipet e MZSH Fier janë dërguar në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë dhe për të marrë nën kontroll situatën. Ende nuk ka informacion për madhësinë e […]

Lituania hap rrugën për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar fazën fillestare të procesit...

Pukë/ Mbeturinat përfundojnë pranë kishës, banori apel për ndërgjegjësim

Një tjetër shqetësim për ndotjen e mjedisit vjen nga...