Emigrantët në Spanjë/ SHBA: Shkelje e rëndë e sovranitetit

Publikuar me datë:

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar ndaj situatës së fundit të emigracionit në Spanjë, duke e vlerësuar krizën si një rrezik të hapur për sovranitetin dhe të drejtat e qytetarëve evropianë.

Me anë të një deklarate zyrtare, Uashingtoni ka theksuar mbështetjen për popullin spanjoll dhe shtetet e tjera të Evropës, ndërkohë që ka adresuar kritika të drejtpërdrejta kundër autoriteteve në Madrid.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Spanjës dhe të gjithë evropianët kundër kësaj shkeljeje të rëndë të sovranitetit dhe të drejtave të tyre të njeriut.

Ky incident i papranueshëm është rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të qëllimshme të Qeverisë Spanjolle për të mundësuar dhe lehtësuar migrimin masiv të paligjshëm në Evropë.

Ne po shqyrtojmë veprime për të mbrojtur amerikanët brenda dhe jashtë vendit nga ky kërcënim dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë aleatët e tjerë evropianë që po shqyrtojnë mundësi të ngjashme”, thuhet në reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sarandë/ Hetime për ndërtim të jashtëligjshëm e shpërdorim detyre, një person në arrest shtëpie, sekuestro hotelit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë urdhëroi sekuestrimin e hotelit ‘Central Park Premium Hotel’, një ndërtim pesëkatësh pa leje në Ksamil, si dhe të një objekti tjetër ngjitur me një kat dhe sipërfaqe 52.2 metra katrorë, i ndërtuar po pa leje në të njëjtin lokalitet. Për shtetasin K.P., […]

Don Bosko/ Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas motorin

Një aksident fatal ka ndodhur në zonën e Don...

SPAK i caktoi arrest shtëpie! Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në...