Kundër reformës territoriale, Teliti tregon prapaskenat: PS synon kufij elektoralë, jo zhvillim lokal

Publikuar me datë:

Dorjan Teliti, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka dalë me një qëndrim të qartë në lidhje me debatet rreth reformës së re territoriale, duke akuzuar Partinë Socialiste për përdorim të procesit në favor të interesave elektorale dhe jo për rritjen e pushtetit vendor.

Me anë të një deklarate publike, Teliti thekson se reforma territoriale duhet të fokusohet tek zhvillimi lokal, duke kundërshtuar “vizatimin e hartave të reja elektorale”. Ai thotë se ka qenë pjesë e procesit që në fillim dhe thekson se ndarja territoriale e vitit 2014 solli pasoja negative për ekonomitë lokale dhe ndikoi në shpopullimin e shumë zonave të Shqipërisë.

Teliti nënvizon se qeveria aktualisht po synon të shkrijë edhe 15 bashki të tjera, ndër të cilat përmend Prrenjasin, Memaliajn dhe Belshin, duke theksuar se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me rritjen e efikasitetit, por lidhet ngushtë me llogaritë politike. Ai krahasoi qëndrimet mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, duke e akuzuar mazhorancën për tentativë drejt një pushteti më të centralizuar dhe kontroll më të plotë të votës, ndërsa sipas tij, opozita është për një model që mbështet zhvillimin lokal, forcimin e bashkive dhe afërsimin e shërbimeve për qytetarët.

REAGIMI
ZHVILLIM LOKAL APO KUFIJ ELEKTORAL?
Reforma territoriale duhet të ketë vetëm një mision: ZHVILLIMIN LOKAL, jo vizatimin e hartave të reja elektorale!
​I angazhuar që nga dita e parë me këtë proces, e kam parë nga afër se si harta e 2014-ës dërrmoi ekonomitë lokale dhe shpopulloi zona të tëra anembanë vendit. Gati gjysma e shqiptarëve u braktisën, u lanë pa shërbime e pa investime.
​Sot PS po tenton të njëjtën lojë: të zhdukin edhe 15 bashki të tjera. Shkrirja e bashkive si Prrenjasi, Memaliaj apo Belshi nuk bëhet për eficiencë, por thjesht për aritmetike votash partiake.
Kontrasti është i dukshëm:
👉​PS do pushtet akoma edhe më të centralizuar e harta elektorale për të kontrolluar votën.
👉Ne duam zhvillim lokal gjithëpërfshirës, buxhete për qytetarin dhe bashki te dera e shtëpisë!
​Shqipëria nuk zhvillohet e nuk ripopullohet duke kyçur bashkitë, por duke i kthyer ato në shërbim të zhvillimit dhe fuqizimit të çdo familjeje dhe sipërmarrjeje shqiptare.
​Kjo është beteja jonë dhe nuk do të bëjmë asnjë hap pas deri në rikthimin e pushtetit real te qytetari, kudo qoftë ai!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kukës/ Zjarr në Malzi, era favorizon përhapjen e flakëve

Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë zonën pyjore...

Debat në rrjet: Vuçiç e prezanton lahutën si instrument serb, shqiptarët reagojnë

Një dhuratë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për kreun...

Pakistan/ Gjenden trupat e 4 alpinistëve që humbën jetën

Katër alpinistë janë gjetur të pajetë në Pakistan, pasi...

Protesta/ Dua Lipa vendos simbolin e flamingove në festivalin “Sunny Hill”

Festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” ka çelur siparin edhe këtë...