Iu komunikuan akuzat e reja, Balluku 20 minuta në SPAK, ‘qep’ gojën para gazetarëve

Publikuar me datë:

Belinda Balluku u thirr për t’i komunikuar zgjatjen e hetimeve nga SPAK.

Ajo u paraqit në organin e akuzës e shoqëruar nga avokati i saj.

Burimet shpjegojnë për mediat se asaj i janë komunikuar akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve

Ish zëvendësja e Ramës ka qëndruar për rreth 20 minuta në SPAK por sapo ka dalë ka “kyçur” gojën para gazetarëve.

Balluku është marrë zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Për këtë të fundit një ditë më parë iu komunikua zgjatja e hetimit dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, e njëjta gjë pritet t’i komunikohet edhe vetë Ballukut.

Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”.

SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E fundit/ Hyseni hyn në territorin shqiptar

Tashmë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni mësohet se ka...

Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes tyre edhe shumë shqiptarë

Krimi i organizuar në Gjermani po ndryshon në mënyrë...

Euro vijon rënien, shënon një tjetër rekord të ulët në 91.4 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 91.4 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Rënia e vazhdueshme e Euros që prej tremujorit të parë të këtij viti i ka përshpejtuar ndjeshëm […]