Parisi, qyteti më i mirë në botë për ushqimin në rrugë

Publikuar me datë:

Parisi është shpallur destinacioni kryesor për ushqimin në rrugë në botë, sipas një studimi të sapo publikuar, i cili ka analizuar skenën gastronomike të 100 qyteteve më të vizituara në glob.

Studiuesit nga Radical Storage kanë hulumtuar 6,897 pika të shitjes së ushqimit në rrugë, duke marrë në konsideratë cilësinë, larmishmërinë e kuzhinave, çmimet, si edhe alternativen për dieta vegjetariane, vegane dhe për persona me intolerancë ndaj glutenit.

Rezultatet e studimit kanë nxjerrë kryeqytetin francez në krye të listës me 7.2 pikë nga 10 të mundshme. Nga 401 restorante të shqyrtuara në Paris, rreth 69.1% kanë arritur të marrin të paktën katër yje, ndërkohë që qyteti shënon një dendësi prej 3.82 shitësish të ushqimit në rrugë për kilometër katror.

Athina është pozicionuar në vendin e dytë me 6.9 pikë, ndërsa Selaniku renditet i treti me 6.1 pikë. Athina është vlerësuar për larminë e kuzhinave që ofron, ndërsa Selaniku dallohet për përqindjen e lartë të ushqimeve me çmime të arsyeshme.

Qyteti i Rodosit ka fituar vlerësimin më të lartë për ushqimin në rrugë, pasi 82% e shitësve të analizuar kanë marrë katër yje ose më shumë. Ndërkaq, Londra ka dalë në krye për gamën më të gjerë të kuzhinave, duke ofruar ushqime nga 39 lloje të ndryshme kuzhinash.

Ndër dhjetë qytetet më të mira në botë për ushqimin në rrugë gjenden gjithashtu Barcelona, Roma, Hanoi, Budapesti dhe Amsterdami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]

“Karakterin do ta ndërtosh çdo ditë”, drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër me mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës

Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, […]