Tiranë/ Zjarri nga eskavatori i dogji ullinjtë. Plas sherri në Kus, arrestohet 29-vjeçari

Publikuar me datë:

Një incident i ndodhur në fshatin Kus të Tiranës pas një zjarri të shkaktuar gjatë punimeve me eskavator ka rezultuar me arrestimin e një të riu dhe fillimin e hetimeve ndaj një personi tjetër.

Policia bëri të ditur se Ledjan Musteqja, 29 vjeç, është vënë në pranga ndërsa një 50-vjeçar ndodhet nën hetim në gjendje të lirë. Ngjarja u shënua kur 50-vjeçari, duke operuar me eskavator, dyshohet se ka këputur një tel të tensionit të mesëm. Kjo ka sjellë përhapjen e flakëve që kanë përfshirë shkurre dhe një ullishte të cilat ishin në pronësi të familjes së 29-vjeçarit.

Sipas informacioneve të policisë, pas zjarrit, Ledjan Musteqja dyshohet se ka dëmtuar automjetin e kompanisë që kryente punimet, si edhe pajisjen GPS të montuar në këtë mjet.

Materialet në lidhje me këtë ngjarje i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related