Arrestohet 60-vjeçari, kanosi shefin e Hetimit Doganor në Prokurorinë e Tiranës

Publikuar me datë:

Një 60-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se ka kërcënuar për shkak të detyrës shefin e Hetimit Doganor, i cili mban atributet e Policisë Gjyqësore.

Burime bëjnë me dije se personi i arrestuar është Adnan Rexha, ndaj të cilit është hapur një proces hetimor për akuzën “kanosje për shkak të detyrës”.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku 60-vjeçari ka kanosur zyrtarin që ushtron funksionet e Policisë Gjyqësore.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti si dhe për të përcaktuar shkaqet që qëndrojnë pas konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kliti Hoti kundër reformës së re territoriale: Po përgatitet reforma e dytë e shpopullimit

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Kliti Hoti, ka...

Sali Berisha: “Ndaj meje janë bërë edhe atentate”

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, ka komentuar së...

Protestë kundër Reformës Territoriale, jep dorëheqjen kreu i PS në Poliçan

Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, ka...

Novoselë/ Përfshihet nga flakët automjeti

Një automjet ka marrë flakë pak çaste më parë...