Kalaja: Bashkia e Krujës diskriminon banorët! Lagja e Mazhës së Madhe pa asfalt

Publikuar me datë:

Aulon Kalaja ka ngritur shqetësimin e banorëve të një lagjeje në Krujë, të cilët ankohen se projekti i asfaltimit të rrugës nga Bashkia e Krujës është ndërprerë vetëm pak metra para banesave të tyre.

Sipas Kalasë, punimet kanë nisur me shtrimin e çakullit dhe më pas parashikohet asfaltimi, por projekti përfundon në një pikë të caktuar, duke lënë jashtë një segment rreth 110 metra, ku ndodhen disa banesa.

Ai tha se banorët pyesin se cili është ndryshimi mes familjeve që ndodhen vetëm 30 apo 50 metra më tej nga segmenti që po asfaltohet, duke theksuar se edhe ata meritojnë të kenë të njëjtën infrastrukturë.

Sipas tij, i njëjti problem ekziston edhe në pjesën tjetër të lagjes, ku një segment tjetër nuk është përfshirë në projektin e asfaltimit.

Kalaja i bëri thirrje Bashkisë së Krujës që rruga të përfundojë me asfalt deri në fund të segmentit, minimalisht deri te ura, duke shtuar se sipas banorëve bëhet fjalë për rreth 110 metra asfalt shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbyllet shkolla në Muriqan, fëmijët nisin vitin e ri pa klasa

Në ditën kur mijëra nxënës në të gjithë vendin...

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]