Fluks në Morinë! Kosova zbarkon në bregdetin shqiptar, rreth 60 mijë persona kalojnë kufirin në 24 orë

Publikuar me datë:

Edhe pse situata në pikat e kalimit kufitar Morinë–Vërmicë, Qafë Prush–Has, Qafë Morinë–Gjakovë dhe Shishtavec–Krushevë, që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe qarkun e Kukësit me Rajonin Perëndimor të Kosovës, paraqitet e qetë, të dhënat zyrtare të Policisë Kufitare të Kosovës, tregojnë për një fluks të lartë të hyrjeve dhe daljeve në të dyja drejtimet në fund të muajit korrik.

Sipas Drejtorisë së Policisë Kufitare të Rajonit Perëndimor të Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në këto katër pika kufitare janë regjistruar 20 mijë e 818 automjete dhe 58 mijë e 482 persona që kanë hyrë në Shqipëri ose kanë dalë drejt Kosovës. Pjesa më e madhe e lëvizjeve është përqendruar në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, e cila mbetet porta kryesore lidhëse mes dy vendeve dhe një nga pikat më të ngarkuara gjatë sezonit turistik.

Fluksi i lartë lidhet kryesisht me pushuesit nga Kosova që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore, por edhe me kthimin e emigrantëve nga diaspora Kosovare, të cilët vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje. Shumë prej tyre kombinojnë qëndrimin në Kosovë me pushime në bregdetin shqiptar apo në destinacionet malore të verilindje të vendit.

Një ndër destinacionet më të frekuentuara mbetet Parku Kombëtar i Valbonës, ndërsa vizitorë të shumtë zgjedhin gjithashtu liqenin e Fierzës, Gjallicën, Shishtavecin dhe zona të tjera turistike të qarkut të Kukësit, të cilat vitet e fundit kanë njohur rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj.Sipas Policisë Kufitare të Rajonit Perëndimor të Kosovës, pavarësisht numrit të lartë të udhëtarëve, situata në të gjitha pikat kufitare vijon të jetë nën kontroll. Pritjet për përpunimin e dokumentacionit luhaten nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa krijuar radhë të gjata apo bllokime.

Autoritetet kufitare kufitare të Kosovës kanë shtuar personelin dhe sportelet në funksion të sezonit veror, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet shqiptare për të përshpejtuar procedurat dhe për të shmangur vonesat falë edhe zbatimit të marrëveshjes dy palëshe pa kontrolle gjatë sezonit veror për mjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës e cila ka bërë të mundur që lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve të zhvillohet pa probleme edhe në ditët me ngarkesën më të madhe.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, fluksi më i madh i lëvizjeve regjistrohet zakonisht gjatë fundjavave dhe në orët e paradites, megjithatë edhe ditët e zakonshme të javës po shoqërohen me një numër të konsiderueshëm hyrjesh dhe daljesh. Autoritetet kufitare të të dy vendeve parashikojnë që me vazhdimin e sezonit turistik dhe ardhjen e mëtejshme të diasporës Kosovare numri i udhëtarëve të mbetet i lartë edhe gjatë muajit gusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikohet kalendari, ja datat e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka bërë...

Kurti godet Ramën, nderon ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nderoi sot heroin Tahir...