Gazetari Stafa: “Ministria e Shëndetësisë po mashtron, pacienti nuk vdiq, u braktis me ambulancë në Portin e Durrësit

Publikuar me datë:

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ngre akuza të forta ndaj Spitalit Rajonal të Durrësit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rastin e një qytetari të identifikuar si Tani.

Sipas Stafës, burri është transportuar me ambulancë dhe është lënë në ambientet e Portit të Peshkimit në Durrës, ku ka qëndruar për një natë dhe një ditë, pa u dorëzuar te familjarët, siç pretendohet në deklaratat zyrtare.

“Spitali i Durrësit dhe Ministria e Shëndetësisë gënjejnë kur thonë se e lanë te një familjar. E lanë brenda portit, ku nuk ka familjarë, shtëpi apo njerëz që jetojnë”, shprehet Stafa në reagimin e tij.

Sipas tij, Tani ishte trajtuar më herët në një spital në Tiranë, ku pritej t’i vendosej një protezë, ndërsa më pas ishte transferuar në Spitalin e Durrësit. Vetëm dy ditë më parë, pretendon aktivisti, ai u dërgua me ambulancë në Portin e Durrësit, ku dyshohet se u braktis.

Stafa shton se, ndonëse më herët kishte qarkulluar informacion se qytetari kishte ndërruar jetë, dëshmitarë të pranishëm kanë pohuar se ai ishte ende gjallë. Sipas tij, gjatë ditës së sotme pacientit i është amputuar një këmbë.

Aktivisti kërkon sqarime nga autoritetet shëndetësore mbi mënyrën e trajtimit të rastit dhe hedh poshtë pretendimin se pacienti ishte dorëzuar te familjarët, duke theksuar se vendi ku u la nuk është zonë e banuar.

Pretendimet e ngritura nga Osman Stafa janë publike, ndërsa pritet një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar rrethanat e rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]

Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u...

Shqetësimi për lekë mund të ndikojë shëndetin e trurit

Vështirësitë e vazhdueshme financiare mund të kenë pasoja të...

Lezhë/ Përmbyset mjeti bujqësor, ndërron jetë drejtuesi

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të...