Shqetësimi për lekë mund të ndikojë shëndetin e trurit

Publikuar me datë:

Vështirësitë e vazhdueshme financiare mund të kenë pasoja të ndjeshme në shëndetin e trurit. Një kërkim i fundit tregon se stresi i zgjatur që lidhet me çështjet ekonomike shoqërohet me përkeqësim të kujtesës dhe plakje më të shpejtë të trurit.

Rezultatet e studimit tregojnë se individët që kanë përjetuar vështirësi ekonomike për periudha të gjata gjatë jetës, në moshën 53-vjeçare shfaqin funksione njohëse më të dobëta sesa ata që nuk janë përballur me probleme të vazhdueshme financiare.

Kërkimi, i cili mbuloi një grup prej 2 mijë e 759 pjesëmarrësish në Mbretërinë e Bashkuar, vërtetoi se pasiguritë afatgjata ekonomike janë të lidhura me përkeqësim të kujtesës dhe ndryshime në tru që përkojnë me plakje të përshpejtuar.

Hulumtuesit nga Kolegji Universitar i Londrës vlerësojnë se ndikimin më të madh nuk e kanë periudhat e shkurtra të vështirësive financiare, por stresi ekonomik që grumbullohet ndër vite.

Sipas ekspertëve, tensioni i përhershëm për gjendjen financiare rrit presionin mendor, duke bërë që truri të ketë më pak mundësi për procese të tilla si përqendrimi apo marrja e vendimeve.

Po ashtu, studimi nxori në pah se efektet e stresit ekonomik në plakjen e trurit vihen re më tepër te meshkujt, te ata që kanë përballuar vështirësi që në fëmijëri, si dhe te individët me predispozitë gjenetike për sëmundjen e Alzheimerit.

Studiuesit nënvizojnë se lehtësimi i varfërisë kronike dhe ndihma për individët në kushte të vështira ekonomike mund të ketë ndikim pozitiv jo vetëm tek mirëqenia shoqërore, por edhe në parandalimin e rënies njohëse dhe të rasteve të demencës në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...